Zyrtarizohet Veroneze

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi zyrtarisht emërimin e ndihmësit të ri të Gianni De Biasi. Ai është Marko Veroneze i lajmëruar më parë nga mediat. 40-vjeçari do të debutojë në sfidën me Italinë më 24 mars në Palermo. Veronezie do të jetë pjesë e stafit teknik të kuqezinjve, deri në fund të kualifikueseve të Kupës së Botës 2018 me mundësi rinovimi. Ish-sulmuesi do të zëvendësojë Paolo Tramexanin, i cili u largua për të marrë drejtimin e Luganos në Superligën e Zvicrës./ TV KLAN



Loading...
Propellerads

Leave a Reply