Zeqirija Ibrahimi: Besa së shpejti me propozim ligj për gjuhën shqipe

Plani 3-6-9 i Qeverisë hap rrugën euro-atlantike të vendit dhe përmban reformat thelbësore të nevojshme për integrim. Kështu deklaroi gjatë debatit në Komisionin Parlamentar për Integrime, kryeministri Zoran Zaev. Megjithatë, ai tha se në pakon e parë të këtij plani është edhe ligji për gjuhën shqipe për të cilin theksoi se do të priten edhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Nga ana tjetër, deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi tha se kanë pritur nga shumica parlamentare që ta konsultojnë BESËN për Ligjin e gjuhëve dhe për këtë ligj të ngritet  grup ekspertësh në nivel të Kuvendit dhe jo në Komisionin e Venedikut.

Në fjalimin e tij, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi i dërgoi apel VMRO-DPME-së opozitare që të jetë më konstruktive dhe të mos e bllokojë punën e Kuvendit. Deputeti i VMRO-DPMNE-së ILIJA Dimovski tha se Plani 3-6-9 i Qeverisë përmban plane që janë realizuar më heret ose që janë nisur edhe nga Qeveria tjetër. Ai akuzoi pushtetin se premtimet e bëra duken mirë në fillim, por në realizim nuk ka asgjë konkrete.

Në seancën e sotme të Komisionit për Integrime, anëtarët e komisionit unanimisht u deklaruan për mbështetjen e tekstit për reforma që duhet të bëhen për euro-integrimet dhe integrimet atlantike.

Mefail Ismaili /SHENJA/ 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply