Zendeli: Shkarkimi i Zvërlevskit nuk është në listën e BDI-së!

Në konferencën e sotshme për gazetarë, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli është pyetur nëse BDI edhe më tej i shërben politikës së VMRO-DPMNE-së, duke pasur parasysh se ministri i BDI-së nuk ka marrë pjesë në seancë kur është propozuar shkarkimi i Zvërlevskit.

“Kur bëhet fjalë për çështjet si shkarkimi i Zvërlevskit, vijnë pjesëtarët e LSDM-së që janë zëvendësa të ministrive, kurse nuk vijnë ministrat e BDI-së.  Është e dukshme se shkarkimi i Zvërlevskit nuk është në listën e BDI-së. Kjo është një e dhënë për opinionin dhe për ne si deputetë se ministrat e BDI-së nuk marrin pjesë në seanca ku po merren vendime të rëndësishme dhe në vend të tyre dërgojnë pjesëtarët e LSDM-së që ata të debatojnë”, tha Zendeli.

Ai kërkon sqarim për sa i përket këtyre anashkalimeve nga kuadri i BDI-së, që për çështje të rëndësishme për shqiptarët nuk tregon interesim.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply