Zbulohet skenari, ja përse LSDM ka fituar vota në Tanushë dhe rrethinë

Shumë shqiptarë mbetën të habitur kur në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit në zemrën e shqiptarëve të Karadakut mori vota një parti maqedonase në këtë rast LSDM. Shumë prej tyre u pyetën se si është e mundur që ky rajon në të cilin është derdh gjak për kauzën shqiptare të votoj pikërisht për një parti maqedonase, që në gjirin e saj, ka njerëz që kanë vrarë, burgosur dhe malltretuar shumë shqiptarë. Zhvillimet e fundit, ardhja e komandant Hoxhës në Shkup dhe faleminderimi publik për deputetin e LSDM-së, Muhamed Zekiri dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev le të kuptohet edhe për arsyen se përse LSDM ka fituar vota shqiptare në Tanushë dhe rrethinë. Ka qenë pikërisht lobi i komandant Hoxhës ai që i ka sjellë vota LSDM-së në vendbanimet puro shqiptare. Një veprim i tillë ka ngjallur reagime të shumta tek komandantet dhe ushtarët tjerë të UCK-së, të cilët thonë se ndjehen të tradhtuar nga ky veprim, duke mos mundur të kuptojnë se si mundet një shqiptarë të shndërrohet në një argat të maqedonasve.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply