Zbulohet arsyeja e ndarjes së Jolie nga Brad Pitt

Angelina Jolie i ka kërkuar bashkëshortit të saj Brad Pitt që të bëjë gati letrat e divorcit pasi ka zbuluar se ai kishte një lidhje të fshehtë me kolegen e saj, raporton The Washington Post duke cituar një burim të besueshëm.

“Ajo kishte punësuar një detektiv privat pasi dyshonte se mund të kishte diçka “të dyshimtë” midisPitt dhe koleges së saj dhe mesa duket ajo kishte të drejtë”, ka deklaruar burimi.

Rreth Pitt, 52-vjeçar kanë dalë thashetheme që ka një marrëdhënie shumë të afërt që ka zgjatur për muaj me radhë me kolegen e tij të filmit “Allied”, Marion Cotillard, 40-vjeçare.

“Ai ndodhet në për momentin në një çmenduri të shkaktuar nga kriza e moshës së mesme, dhe Angelia tashmë është lodhur nga “bëmat” e tij” ka thënë burimi.
Çifti u martua në gusht të 2014-s, por kanë qenë bashkë që në vitin 2004. /albeu.com/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply