Zaev ia mbyll gojën BDI-së: BESA nuk iki, jemi bashkë dhe dua t’i kem në Qeveri

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura nga deputet të BDI-së ndaj deputetëve të Lëvizjes Besa, se kinse kanë ikur nga Kuvendi ditën votimit të Talat Xhaferit për kryetarë Kuvendi. Në një intervistë për agjencinë Anadollu, Zaev gjithashtu komfirmon se Lëvizja Besa është pjesë e koalicionit që mbështet shumicën e re parlamentare dhe atë për mandatar të Qeverisë, ndërsa shpreh dëshirë që edhe Lëvizjen Besa ta sheh si pjesë të koalicionit të ardhëshëm qeveritar. Zaev në vijim thekson se Lëvizja BESA, edhe pse nuk votoi zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlementar, mbështet LSDM-në me nënshkrime në bisedime për qeverinë dhe shprehu shpresë se do të jenë pjesë e qeverisë nëse arrijnë të dakordohen. Ai shtoi se Lëvizja BESA i dinte procedurat dhe protokollet në bazë të Rregullores që do të zbatohen nga LSDM-ja dhe gjatë tërë kohës ishin të njoftuar. “Largimi nga Kuvendi i deputetëve të Lëvizjes BESA për kreun e LSDM-së është shumë normale, sepse siç thotë ai, ata nuk votuan për Talat Xhaferin për kryeparlamentar, ndërsa vetëm ata që votuan u ngjitën në Press Qendrën, ku dhe ndodhi incidenti”, shkruan Agjencia e lajmeve Anadollu në tekstin e bisedës me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply