Zaev: Do të fillojmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se si mandatar i ri obligohet që qeveria e re do të formoj një shtet me perspektiva evropiane për të gjithë qytetarët e vendit.

“Do të sigurojmë kushte për jetë kualitative për të gjithë qytetarët. Qytetarët janë të gatshëm të punojnë për të zgjidhur problemet. Sot e kemi këtë vërtetim, një shoqëri për të gjithë është koncepti i ardhmes për Maqedonisë. Demokracia është proces e cila nënkupton vendosshmëri. Do të punoj me gjithë zemër”, tha Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Ai shtoi se duhet të largohen dallimet ndarjet politike dhe politikat destruktive të cilat sipas tij kanë shkatërruar jetët e qytetarëve.

“Do të punoj me të gjithë, Qeveria e re do të jetë e të gjithëve, do të krijojmë shtet të drejtë për të gjithë, fillojmë të ndërtojmë shoqëri me të drejta për të gjithë. Me mandatin do të nisim bisedimet për të formuar Qeverinë. Të mos presim ato 20 ditë, do të tentojmë që sa më shpjet të formojmë kabinetin Qeveritarë”, deklaroi mes tjerash Zaev.

I pyetur se me cilat parti shqiptare do të filloj bisedimet Zaev, tha se do të bisedoj me BDI-në, ‘Alenacën për shqiptarët” dhe BESËN.

“67 nënshkrime dorëzuam, rendi është ky, dëshiroj që të gjithë këto parti të jenë pjesë e Qeverisë”, tha Zaev.

Ai tha se shpreson se me formimin e Qeverisë së re do të hiqet testimi ekstern.

Zaev tha se dëshiron të ketë komunikim edhe me VMRO-DPMNE. /SHENJA/

 

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply