Xavi: Ky futbollist duhet të transferohet te Barcelona (FOTO)

Jean Seri është përforcimi ideal për Barcelonën, sipas ish kapitenit të gjigantit katalan, Xavi Hernandez.

Ai i ka bërë thirrje Barcelonës ta transferojë yllin e skuadrës franceze, Nice, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Më thanë që një lojtari i mirë po quhet “Xavi i Afrikës”, pash disa video të Serit dhe nuk e njihja. Unë u magjepsa, nuk jam mësuar të shoh një talent të tillë në mesfushë”, ka deklaruar Xavi për Eurosport.

“Ai do të luante shumë mirë në Barcelonë! Ai mund të luajë kudo në mes të fushës. Seri është fantastike. Unë mund të them, pa hezitim, që ai ka në gjak, siç e quajmë ne, ‘ADN-në e Barcelonës”, përfundoi Xavi. /Lajmi.net/




Loading...
Propellerads

Leave a Reply