VMRO-DPMNE: LSDM-ja dhe partnerët e saj të koalicionit do ta shndërrojnë Strugën në deponi

VMRO-DPMNE në kumtesën e sotme e akuzon LSDM-në dhe partnerët e tyre të koalicionit, sepse, siç thonë, me paaftësinë e tyre personale e rrezikuan shëndetin e qytetarëve dhe mjedisit jetësor duke rrezikuar ta shndërrojnë Strugën nga perla e Liqenit të Ohrit në deponi.

“Qeveria e LSD-së lejoi qytetarët e Strugës ta thithin ajrin e dëmshëm dhjetë ditë. Me vetë shuarjen e deponisë nuk do të zgjidhet ky problem, sepse ekziston rrezik sërish të ndizet, ndërsa njëkohësisht ka rrezik ta kontaminojë tokën dhe ujërat nëntokësore të cilat derdhen në Liqenin e Ohrit dhe në lumin Drini i Zi”, theksohet në kumtesë.

Sipas VMRO-DPMNE, Qeveria e LSD-së nuk i dëgjon kërkesat e qytetarëve, sepse prioritet e kanë krijimin e skenarëve të zeza për udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE theksojnë se është koha që LSDM-ja të fillojë të punojë sepse e udhëheqë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply