(VIDEO) KOPSHTI “FIDANI”: PO HETOHET RASTI

Pas insistimeve të shumta të gazetarëve për rastin e dhunës ndaj një fëmije, u lajmëruan nga drejtoria e Çerdhes “Fidani” nëpërmjet postës elektronike. Ata thonë se po hetojnë rastin me ndihmën e institucioneve dhe nëse konstatohet se ka pasur dhunë, do të ndëshkojnë autorin.

“Ne si drejtori së bashku me organet kompetente komunale dhe Inspektoratin e Ministrisë për punë dhe politik sociale kemi filluar me shqyrtimin e rastit dhe kemi ndërmarrë procedurat e  nevojshme. Konstatimi i Inspektoratit dhe i Çerdhes ishte që fëmija të dërgohet në ekspertizë mjekësore që rasti të zbardhet sa më shpejtë”, thuhet në kumtesën e Çerdhes “Fidani”, ku theksohet se nëse konstatohet se të punësuarit kanë bërë një gjë të tillë, atëherë do të ndërmerren masat konkrete sipas ligjit. /SHENJA/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply