(VIDEO) Gjuha shqipe jashtë prioriteteve të Qeverisë

Gjuha shqipe nuk radhitet ndër prioritetet e Qeverisë aktuale. Deputeti i Aleancës për shqiptarët, Vesel Memeti, tha se nuk ka nevojë të vendosen kushte që kjo të zbatohet, pasi sipas tij, shumë shpejtë kjo do të hyjë në rend dite në Kuvend.

“Në vokubalarin tonë si RDK nuk ekziston asnjë kushtëzim, kjo është çështje e apsolvuar dhe është irelevante të flasim për kushtëzime kur është e apsolvuar”.

Nga ana tjetër, deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev, shpreson se gjuha shqipe do të jetë në pakon Qeveritare, por thotë se ende nuk ka asgjë konkrete.

“Deri në këtë moment, nuk ka ardhur pakoja e ligjerve të Maqedopnisë e cila e dini se është me koalicione, në të cilën qëndron ligji për përparimin e përdorimit të gjuhëve. Do të thotë ne deri në këto momente nuk jemi të informuar se kanë arritur”.

Ndërsa, deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, deklaroi se ata e kanë të gatshëm draft ligjin për gjuhën shqipe dhe se do ta dorëzojnë në Kuvend, pasi të shohin vepimet e partive tjera.

“Kemi të përgatitur si grup parlamntar dhe si subjekt politik një propozim ligj për çpërdorim zyrtar të gjuhës shqipe, edhe nëse nuk ka veprim, iniciativa konkrete nga Qeveria, veçanërisht në 100 ditëshin e parë që është korrekte me prit nga ana e tyre, atëherë ne si grup parlamentar edhe si subjekt politik, mesiguri se draftin tonë ligjor da ta fusim në procedura patrlamentare”.

Ndërkaq,  nga VMRO-DPMNE akuzojnë LSDM-në se i mashtron qytetarët vetem me premtime dhe VMRO-DPMNE do t’i realizojë të gjitha premtimet e parealizuatra të socialdemokratëve, madje edhe gjuhën shqipe.

“Të jem i sinqertë ende nuk jemi ulur që të punojmë në ligj të këtillë siç përmendët Ju,  por pyetjen do ta shfrytëzojmë si ide që ti shqyrtojmë dhe ti analizojmë detajisht këto çështje”.

Ndërsa nga Alaenca për shqiptarët, Ziadin Sela, ditë më parë deklaroi se vazhdon të mbetet në Qëndrimin se nëse nuk miratohet ligji për gjuhën shqipe brenda 100 ditëshit të parë, LR-PDSH do të lëshojë Qeverinë. ]
Mefail ISMAILI / SHENJA

(VIDEO) Gjuha shqipe jashtë prioriteteve të Qeverisë



Loading...
Propellerads

Leave a Reply