(VIDEO) BESA: STOP POLITIZIMIT TË INSTITUCIONEVE ARSIMORE DHE SHKENCORE

BESA alarmon për politizimin që Qeveria po e instalon tek institucionet arsimore e shkencore. Deputeti Zeqirija Ibrahimi deklaroi sot se partnerët Qeveritar ndajnë në baza partiake udhëheqësin e institucioneve, siç është edhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Ibrahimi tha se Lëvizja BESA e dënon këtë politizimin dhe shprehin keqardhje qe edhe një parti si LR-PDSH po vepron si BDI, duke pranuar ta marrë Institutin për Trashëgimi Kulturore. Duke u nisur nga kjo praktikë, Ibrahimi pyeti se cilës parti i takojnë Akademia e Arteve, Universitetet por edhe institucionet tjera arsimore dhe shkencore.
“BESA e gjykon këtë politizim të skajshëm që ju bëhet institucioneve arsimore dhe shkencore të Maqedonisë, dhe shpreh keqardhjen e saj që edhe një parti shqiptare e cila deri dje hidhte gurë e dru mbi BDI-në se ajo e bënte të njëjtën, sot edhe LR-PDSH e bën veprimin e njëjtë. Ata janë ata, të cilët kanë pranuar që ta marrin nën udhëheqje një institucion shkencor dhe arsimor, edhe pse drejtorët e instituteve shkencore dhe arsimore, ose rektorët janë poste që zgjidhen nga organe të brendshme të këtyre institucioneve. Por sot ne të gjithë jemi të bindur se fjala e urtë që ‘poqese dëshiron ta njohësh fytyrën e vërtetë të dikujtë mjafton ti japësh pushtet’, sot shihet qartë në këtë politizim që i bëhet arsimit dhe shkencës në Maqedoni, dhe në veçanti, arsimit dhe shkencës shqip”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply