Turqia një vit pas dështimit të grushtit të shtetit

Turqia po shënon sot një-vjetorin e fitores ndaj grushtit të shtetit Që atëherë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka shkarkuar të paktën 100,000 nëpunës civilë që i ka karakterizuar si përkrahës të grushtit të shtetit. Qeveria ka arrestuar edhe 50 mijë vetë. Zyrtarët turq kanë shpallur 15 korrikun një festë kombëtare të demokracisë dhe unitetit.

Opozita turke thotë se qeveria e zotit Erdogan po lëviz drejt autoritarizmit, ndërsa udhëheqësi turk thotë se goditja ndaj të drejtave është e nevojshme për të penguar kërcënimet e sigurisë ndaj qeverisë në pushtet. Zoti Erdogan thotë se grushti i shtetit u drejtua nga kleriku Fethullah Gulen, i cili jeton në mërgim të vetë-detyruar në Shtetet e Bashkuara për gati dy dekada. Zoti Gulen mohon çdo përfshirje në të.

Në një deklaratë mbi përvjetorin e grushtit të shtetit, Fethullah Gulen tha se “trajtimi i qytetarëve të pafajshëm gjatë vitit të kaluar nga qeveria turke e tërheq Turqinë në kategorinë e vendeve me rekordin më të keq të demokracisë, sundimit të ligjit dhe lirive themelore në botë dhe se populli turk po mblidhet në masë rreth mesazheve të urrejtjes.

Të premten, Turqia shkarkoi më shumë se 7,000 oficerë policie, zyrtarë qeveritarë dhe akademikë. Një urdhër i qeverisë, i botuar nga gazeta zyrtare tregon se midis atyre që janë shkarkuar janë 2.303 policë, duke përfshirë disa zyrtarë të lartë, së bashku me më shumë se 300 akademikë nga universitetet.

Dekreti gjithashtu u hoqi të drejtën e pensionit 342 oficerëve dhe ushtarëve të tjerë. Urdhri u botua në mesin e një gjendjeje të jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar.

15 korrik 2017 (gazeta-Shqip.com)



Loading...
Propellerads

Leave a Reply