Treni i parë pa binarë tashmë është realitet

Në Kinë është prezantuar projekti ART, një tren që lëviz mbi binarë virtual dhe falë shpejtësisë që ka do të përshkojë distanca të  konsiderueshme në qytete e mëdha. Gjithashtu ky tren pritet të ulë ndjeshëm ndotjen në ambient. Projekti i këtij automjeti inovativ i transportit publik daton që në vitin 2013, por për herë të parë ai do të niset në 2018 në Zhuzhou të Kinës.

Treni kinez që nuk ka nevojë për binarët

Treni lëviz falë rrotave të gomës që s’kanë nevojë për binarë. Avantazhet janë që të bashkohet rrjeti i transportit hekurudhor me atë rrugor. Ky tren do të kushtojë më pak se ata tradicionalët sepse nuk ka nevojë për binarët që të ecë. Sipas llogaritjeve projekti kushton sa një e pesta e një vagoni normal. Çdo tren e ka ciklin e jetës rreth 25 vjet, është rreth 30 metra e gjatë dhe mund të mbajnë deri në një maksimum prej 307 personave ose 38 ton.

Shpejtësia maksimale është 70 km / h dhe mund të udhëtojnë deri në 25 km me 10 minuta karikim. Guida automatike është e mundur të qarkullojë pa binarë falë një sistemi sensorësh që dërgojnë informacion nga toka në sistemin qendror të automjetit. Ai garanton rrugë të gjata falë binarëve virtualë. Të gjitha këto detaje janë dhënë nga autoritetet kineze dhe që teknologjia është e mbrojtur nga e drejta e autorit.

Në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një autobus inteligjent

Brenda autobusit ekzistojnë dy kabina për shoferin, një para dhe një prapa, në mënyrë që treni të mos bëjë lëvizje të kundërta, por shoferi të lëvizë nga njëra anë në tjetrën. Fakti që ky tren nuk ka binarë ka gjeneruar shumë kursime, nga ana tjetër ne më shumë po ballafaqohemi më shumë me një autobus se sa një tren.

15 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)



Loading...
Propellerads

Leave a Reply