Strakosha me mesazh për Buffonin

Thomas Strakosha ndjen keqardhje për dështimin e Italisë, më së shumti që Buffon nuk do të shijojë një tjetër Botëror, që i dha fund karrierës me Kombëtaren.

Dështimi i Italisë për të siguruar një vend në Kampionatin Botëror dhe lotët e Gianluigi Buffon, kanë dëshpëruar shumë edhe portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Portieri i Lazios gjatë një bisede në ‘Sky Sport Italia’, ka deklaruar se është ndjerë keq kur ka parë në atë situatë idhullin e tij.

“Babai im (Legjenda e futbollit shqiptar Foto Strakosha) ishte heroi im, por idhulli im ishte gjithmonë Buffon, dhe jam dëshpëruar kur e kam parë atë në atë situatë, dhe mbi të gjitha Italia e ka merituar të shkojë tutje”, ka deklaruar Strakosha.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply