SP: Po përgatitet luftë për Parlamentin e Maqedonisë, ja roli i Rusisë! (Foto)

Dojçe Vele dje ka paralajmëruar se deri të enjten mund të mbahet mbledhje e re e Kuvendit, në të cilën do të zgjedhet edhe kryetari i ri i Parlamentit.

Mirëpo në numrin e saj të fundit, gazeta Slloboden Peçat, paralajmëron se mund të ndodhë “luftë për Parlamentin” mes pushtetit aktual dhe pushtett të ri që po tentohet të formohet.

“Dy javët e fundit, ngjarjet në skenën politike, i dikton dinamika e rrugës. Mendoj se opozita posedon informata precize, se organizatorët e protestave kanë jo vetëm përkrahje logjistike, por edhe detyra precize që të bëjnë gjithçka që është e mundshme të mos mbahet mbledhje e Kuvendit, ka thënë për “Sllobode Peçat” një burim i mirinformuar nga qarqet opozitare.

Të mbahet ose jo Senacë? Çka të bëhet në një situatë kaq të ndërlikuar? Ish deputetët më të moshuar rikujtojnë se në një situatë të ngjashme të tensionuar në Kuvend në vitin 2002, deputetët hynë me sigurim të madh policor në ndërtesën e Kuvendit, që t’i votojnë amendamentet me të cilat Marrëveshja Kornizë u bë pjesë e Kushtetutës. A mund të përsëritet një situatë e njëjtë? Burimet e gazetës “Sllobden Peçat” thonë se ekzistojnë dallime të mëdha, transmeton Gazeta Lajm.

“Edhe nëse mbahet seanca e Kuvendit edhe nëse zgjedhen kryetari i ri i Parlamentit dhe qeveria e re, gjithçka mund të jetë e kotë, sepse rruga do ta shpallë qeverinë e re jolegjitime dhe do të pengohet pranim-dorëzimi i posteve mes ministrave të vjetër dhe atyre të rinj. Kushtoni vëmendje faktit se në kumtesat e Kremlinit theksohet përkrahja për qeverinë e Emil Dimitrievit, e cila quhet legjitime. Qeveri e cila do ta mbajë pushtetn real në dorë dhe një qeveri e re e zgjedhur, e cila nuk do të qeverisë”, shkruan Slloboden Peçat.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply