Sonte promovohet Albumi i parë nga Kori i Muftinisë së Gostivarit i titulluar SELAM

Ndër zërat më të bukur, 5-ta e përkryer sonte do t’i qetësojë zemrat e qytetarëve të Gostivarit,dhe jo vetëm. Album i tyre i parë titullohet SELAM.

Kori i Muftinisë së Gostivarit e zbukuroi qytetin që nga dalja e tyre në skenë, me modesti kontribuan për kulturën, dhe traditën fetare.

Detajet: Sonte (15.04.2017) e shtunë, me fillim në ora 20:00 në Pallatin e Kulturës në Gostivar, bëhet promovimi i albumit të parë të Korit të Muftinisë së BFI-së Gostivar, i titulluar SELAM. Hyrja është e hapur për të gjithë: meshkuj e femra. JENI TË MIRËSEARDHUR.

Gostivari24



Loading...
Propellerads

Leave a Reply