SKANDAL: Dora e djathtë e Nikolla Todorovit udhëheq ekipin e Taravarit në Budapest

Jovan Tërpenovski dora e djathtë e ish ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov dhe këshilltarë në kabinetin e tij është udhëheqës i delegacionit i cila po qëndron në Budapest në Kuvendin rajonal për Evropë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në të cilën është edhe ministri Arben Taravari.

Burime për NOVA thonë se në ministri ekziston person për bashkëpunim ndëkombëtar, por në vend të tij, Gërposki në kohën e Todorovit është bërë person për kontakt mes ministrisë dhe OBSH-së, edhe pse nuk është mjekë.

NOVA shkruan se është e habitshme fakti se çfarë kërkon Gërposki në delegacionin e Taravarit.

Opinioni këtë person, shkruan NOVA, e mban mend si drejtori i Fondit për shëndetësi kur Maja Parnagjieva Zmejkova dha dorëheqje për vdekjen e Tamarës, ndërsa disa herë ishte në shënjestër të opinionit për shkak konfliktit të interesave në Ministrinë e Shëndetësisë ku më pas filloi të vjen në punë.

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply