Si i bëri 2 milionë euro për 2 vjet, Nevzat Bejta, kryetar i Gostivarit

Sipas Komisionit Shtetëror Anti-korrupsion të Maqedonisë, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, brenda dy viteve i ka fituar hiç me pak se dy milionë euro.

A është kjo arsyeja pse ai ishte kundër Qeverisë VMRO-DPMNE, kur policia financiare ishte duke e kontrolluar punën e Komunës së Gostivarit, A ishte Bejta i frikesuar nga dicka ? Apo shpreson se me LSDM-në në Qeveri ai mund të falet?

Në vitin 2012, sa ishte ministër i Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Nikola Gruevskit, Bejta bleu një zyre 500 metra katror për një çmim prej 500.000 euro. Pastaj, në vitin 2013, kur u zgjodh kryetar i Gostivarit, ai bleu një banesë me hapësirë prej 200 metrave katror për të paktën 200.000 euro. Po ashtu, bleu katër vetura dhe një banesë tjetër në Shkup. Pra, në total, Nevzat Bejta fitoi më shumë se 1 milion brenda dy viteve.

Në Ueb-sajtin e këtij Komisioni, ku Bejta e ka deklaruar një banesë në Gostivar në vlerë prej 18,450,000.00 dinarëve dhe me hapësirë prej 300m2, për të cilën ka thënë se e ka trashëgim. 6,150,000.00 dinarë.

Ai i ka deklaruar katër vetura të llojeve, Mercedes E Class në vlerë 184.500,00 dinarë, një Mitsubish në vlerë prej 20.000,00 dinarëve , një Golf 7 në vlerë 20.000 euro dhe një xhip Fiat Panda, në vlerë 862,920.00 dinarëve, të cilat i ka fituar përmes marrëveshje për shitblerje.

Ndërsa, për 26.000 euro nuk ka treguar se nga i ka marrë. Ai i ka futur edhe tokë bujqësore në vlerë prej 12,300,000.00 dinarëve, për të cilën ka deklaruar se e ka trashëgim.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply