Shkencëtarët: Shtatë mënyra se si një asteroid mund ta përfundojë jetën në tokë (Foto)

Shkencëtarët kanë publikuar rezultatet nga një studim i ri, duke paraqitur të gjitha efektet potenciale të një asteroidi, si do të ndikonte në jetën e njeriut, transmeton lajmi.net

Shpërthimet e erës dhe presioni i goditjeve të valëve, ka të ngjarë të shkaktojë më së shumti viktima, thuhet sipas studimit. Në skenarët eksperimental, këto dy efekte përbënin më shumë se 60% e jetëve të humbura.

Valët dalin nga vrima prej presionit atmosferik dhe mund të thyejnë organet e brendshme, ndërsa shpërthimet e erës kanë fuqi të mjaftueshme për të rrëzuar pyjet dhe për të shkatërruar trupin e njeriut.

Efektet e tjera të mundshme përfshijnë ngrohjen, mbeturinat ‘fluturuese’, tsunami, dridhjet sizmike dhe kraterizmin.

Ndikimet në tokë do të ishin shumë më të rrezikshme se sa nëse asteroidi do të zbarkonte në oqean, thuhet në studim.

Asteroidi që do të zbarkonte në oqean do të gjeneronte energji të mjaftueshme sa për të shkaktuar një cunami, por energjia e valëve ka mundësi të zhuket derisa udhëton dhe përfundimisht do të prishej kur të takonte një kontinent.

Edhe nëse cunami do të arrinte komunitetet bregdetare, shumë më pak njerëz do të vdisnin, në krahasim me të njejtin asteroid nëse do të godiste tokën.

Në përgjithësi, cunami përbën 20% të jetës së humbur të viktimave.

Ngrohja e gjeneruar nga asteroidi do të përbënte 30% të ejtës së humbur. Popullsia e prekur mund ta shmangë dëmin duke u fshehur në bodrume dhe në strukturat e tjera nëntokësore.

Dridhja sizmike ishte shqetësimi më i vogël, pasi përbën vetëm 0,17% të viktimave.

Kraterimi dhe mbeturinat ajrore janë të ngjajshme me dridhjen, pra më pak shqetësuese, duke mbledhur të paktën 1% të vdekjeve.

Të gjeturat nga hulumtimi do të paraqiten muajin e ardhshëm në Akademinë Ndërkombëtare të Astronautikës së Tokës, në Tokio, Japoni. /Lajmi.net/

Artist's impression of a 'super-impact'. A very large asteroid, about 800km in diameter, strikes the Earth

Asteroid before the impact in water



Loading...
Propellerads

Leave a Reply