Sa më pak e doni ju Gostivarin, aq më mirë për Gostivarin!

Shkruan: Ermira Asani Salija,nënkryetare e Lëvizjes BESA

Sot, në lagjen ku unë jetoj nuk lejohej të kaloj me veturë, kemi urdhër tha polici sepse aty pari ishin mledhur të gjitha veturat lulsoze me xhame të zeza të funksionarëve të BDI-së, që të tregojnë se “E DUAN GOSTIVARIN”, vetëm pë ta rruga ishte e kalueshme në çastin e përurimit. Ngela e habitur, sa shumë e paskan dashur Gostivarin!
Po, e duan sepse Gostivari iu mundësoi të shohin jetën përmes milionave dhe xhameve të zeza nga veturat luksoze.

Ta kishi dashur Gostivarin aq sa thoni, nuk do lejonit të ikin të rinjtë dhe të boshadiset Gostivari dita ditës.

Ta kishi dashur Gostivarin aq sa thoni, nuk do i shuanit gjitha bizneset dhe të lulëzojnë bizneset e dy apo tre afaristëve të afërt me ju.

Populli, e sidomos ne gostivarasit e dijmë mirë se sa e “doni” Gostivarin, e doni deri në çmenduri sepse ju lejon të jetoni dhe sundoni në të përderisa dita ditës shuhet nga një dritë nëpër shtëpitë e Gostivarit.

Mjerimi është aq i madh saqë nuk e bën të harrohet asgjë e aq më pak ura e Gostivarit e bërë nga paratë e popullit.
Sa më pak e doni ju Gostivarin, aq më mirë për Gostivarin!



Loading...
Propellerads

Leave a Reply