Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit dërgohet në Kuvend

Propozimi për shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski është kompletuar dhe është dërguar në Kuvend, konfirmoi për Televizionin Shenja, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski. Institucioni ligjvënës, pasi të marrë propozimin e Qeverisë të plotësuar edhe me mendimin e Këshillit të Prokurorëve, do duhet ta vë në rend dite. Nëse ka dëshirë, në seancë mund të vijë edhe Marko Zvërlevski për të dhënë argumente kundër shkarkimit.

Shkarkimi i Zvërlevskit bëhet me shumicë të thjeshtë, ose 61 vota deputetësh. Zvërlevski ishte kryeprokuror për katër vjet me radhë por karriera e tij ishte e ndjekur me një sërë akuzash për njëanshmëri politike në favor të VMRO-së dhe shpesh shihej në shoqëri të zyrtarëve të lartë të partisë së Gruevskit. /SHENJA/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply