Pritet reagim i ashpër i Billall Kasamit, për thellimin e diskriminimit buxhetor ndaj shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami do të kërkojë llogari nga ministri i financave Dragan Tevdovski dhe kjo Qeveri në përgjithësi, për shkak të diskriminit të shqitarëve.
Një gjë e tillë ndodh për herë të parë në politikbërjen në Maqedoni që një lider i një partie politike shqiptare kërkon përgjegjësi për ndarjen buxhetore, rebalancin buxhetor.

Cështjet ekonomike janë një prej shtyllave kryesore të programit të Lëvizjes BESA dhe duket se në këtë pikë kryetari i subjektit më të madh opozitar shqiptar në Maqedoni nuk do të lëshojë pe.

Burime të portalit Sakte.net bëjnë të ditur se do të paraqiten edhe propozime konkrete nga ana e Bilall Kasamit ku do të kërkohet në mënyrë specifike dhe të detajuar investimi në Komunat me shumicë shqiptare. Ky reagim i kryetarit Kasami do të vjen si pasojë e mosbarazisë ekonomike dhe thellimit të diskriminimit të shqiptarëve që bie ndesh edhe me deklaratën e përbashkët të nënshkruar nga ana e partive politike shqiptare./Sakte.net



Loading...
Propellerads

Leave a Reply