Plani i Ronaldos kundër Barcelonës në Superkupën e Spanjës

Cristiano Ronaldo ka një plan konkret për Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës, të dielën.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se sulmuesi portugez dëshiron ta shfrytëzojë duelin me rivalin e madh për të arritur formën ideale për fillimin e sezonit në La Ligë, përcjell “lajmi.net”.

Ai është në pozitë të volitshme marrë parasysh rëndësinë e tij në formacionin e Real Madridit.

Po ashtu, në të njëjtën kohë skuadra është paraqitur mirë edhe në mungesë të tij pasi pa Ronaldon në formacionin bazë e mposhti Manchester Unitedin me rezultat 2:1 në Superkupën e Evropës në Shkup. /Lajmi.net/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply