PËRÇARJE: BDI propozon Ibrahim Deharin, LSDM dhe Ali Ahmeti propozojnë Teuta Arifin

BDI propozon Ibrahim Deharin, LSDM dhe Ali Ahmeti propozojnë Teuta Arifin

 

Biznesmeni tetovar Ibrahim Dehari ka marrë përkrahje absolute nga këshillet vendore të BDI-së në degën e Tetovës, kundrejt kryetares aktuale, Teuta Arifi. Burime nga BDI thonë se Dehari e ka mposhtur Arifin me 16:0, sepse 16 këshille vendore kanë përkrahur Deharin, kurse asnjë Arifin.

Edhe përkundër këtij disponimi të bazës, BDI me siguri do të garojë me Teuta Arifin, për shkak se ajo ka përkrahjen e LSDM-së dhe Zoran Zaevit.

“Vendimi pritet të sillet sonte në kryesinë e partisë, ku Zaev tani ka pozita vendimtare, sikurse që kishte deri dje Gruevski. për këtë arsye mendoj se BDI do të propozojë sërish kandidaten e LSDM-së, Teuta Arifi, e jo kandidatin e BDI-së”, ka thënë një burim partiak. Këto burime nuk tregojnë se si do të sillet Dehari, nëse partia nuk e dominon për kandidat.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply