“Parat për ujësjellësin në Tetovë janë vjedhur nga funksionarët e BDI-së”

Tetovarët tani më 15 vite nuk e kanë të zgjidhur çështjen e ujit të pijshëm. Edhe këtë vit në këto temperatura tropikale ata detyrohen të bartin ujin në forma të ndryshme.

Madje kohën e fundit ka pasur kritika të ashpra në adresë të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila është parë se si “shkrihet” në pushime pa pasur fare dert për këtë çështje.

Madje, një akuzë e rëndë në drejtim të saj dhe BDI-së ka ardhur nga deputeti I VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski i cili ka thënë se çdo vit ka pasur para në buxhet për rregullimin e ujësjellësit, por çuditërisht 15 vite këto para janë “zhdukur”. 

“ Kuptoj se nuk dëshirojnë të flasin (deputetë e BDI-së) as për deponinë e as për ujësjellësin e Tetovës i cili po ndërtohet tashmë 15 vite, e për çka çdo vit ka patur para në buxhet, por dikush nga komuna e Tetovës nuk ka patur interes ta bëjë”, ka deklaruar Ilija Dimovski në Kuvendin e Maqedonisë.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply