Opinion: Kush janë këta shqiptarë: “MRTOV siptar-DOBAR SIPTAR”

Sot është dita e gjashtë pas incidentit në kuvendin e Maqedonisë,duhet ti lutemi Zotit që sa më shpejtë të kaloj kjo gjendje dhe krizë institucionale e politike të mos eskaloj edhe më shumë. Duke i lexuar shkrimet dhe komentet nga portale të ndryshme, njeriu aspak s’mund të qëndroj indiferent ndaj këtyre ngjarjeve dhe shpifjeve të pakuptimta, sepse kjo në domenin e Psikopatologjisë i bie që ata na sulmuan të gjithëve. Populli shqiptarë përgjatë historisë është treguar tolerant, i durueshëm, paqedashës me gjithë popujt e tjerë vetëm e vetëm që të ruhet ambienti multi etnik dhe multi kulturor mes popujve të Ballkanit. Historikisht ne si shqiptarë të vuajtur nga gjithë të tjerët – asnjëherë dhe në asnjë moment nuk kemi dashur të keqen palës tjetër, bile as edhe armikut më të përbetuar.
Është për tu habitur fakti se si shqiptarët po ia mendojnë të keqen dikujt tjetër, kur gjithë jemi dëshmitar se tani është momenti që të solidarizohemi. Gjithashtu është për tu ardhur keq, fakti tjetër se si shumë individë, portale, analistë dhe komentues të ndryshëm, akuzojnë pa baza racionale deputetët e Lëvizjes Besa, se pse këta të ‘’mjerët’’ qenkan larguar më herët nga kuvend dhe nuk qenkan grushtuar me huliganët maqedonas. Ne aspak nuk duhet t’ia mendojmë të keqen asnjë shqiptari, as këtyre shqiptarëve që dje votuan maqedonasin Zaev e sot ai po i tradhton duke na goditur mu në zemër të shqiptarisë: Kosovën tonë të dashur!
Gjitha argumentet e këtyre shqiptarëve ndaj deputetëve të Besës janë shumë të çoroditura, duke na sulmuar se pse dikush nga këta deputetët nuk u lëndua, nuk është rrahur nga huliganët maqedonas, bile shkojnë edhe më tej – pse asnjë nga këta deputet nuk janë vrarë nga dora e shkaut – vetëm e vetëm që të përfitojnë politikisht dhe të dalin në mejdan ‘’ si hero të kombit’’ por të mbytur, të harrur dhe të vrarë nga dora e shkaut. Ajo që së paku na duhet në këtë moment është kjo – ama mësohuni njëherë e përgjithmonë se tani është koha për solidarizim dhe jo për vrasjen e shqiptarit. Po të ishin rrahur deputetët e Besës – gjithë njëzëri do thoshin; kjo u bë mirë që na rrahu shkau apo?! Mos rrahja dhe mos prezenca e këtyre deputetëve në skenarin e shkaut – po konsiderohet si turp që s’paskeni qenë të rrahur! Po të kishte ndodhur edhe më e keqja deputetëve shqiptarë: Ç’lypën ata deputetët që të qëndrojnë e të përleshen me dorën e shkaut?, pse nuk i shpëtoi askush, apo edhe me thënie të tipit: e kërkuan dhe mirë që e gjetën! Ndoshta atëherë gazetarja e tipit të njohur: Xharra, e tipa si ajo do kishin thurur fjalë miradije për këta, bile edhe do shkruante shkrime tani këta janë të mirë – pasi që shqiptarin e rrahu shkau!, ku ishte ‘’Erdogani’’ që ti shpëtoj – sepse edhe akuzat i kanë si të pabaza dhe vetëm shpifje. ‘’Rrahja’’ e këtyre deputetëve a thua vallë tipin/tipat si Xharra do i bënte islamistë e shqiptarë më të mirë. A mendoni pak se po të kishin qenë deputetët maqedonas në të njëjtën situatë – si do kishte vepruar opinioni maqedonas, a do ishte solidarizuar me popullin e vet, apo do ju kishin thënë: ‘’ turp që s’ju rrahu shqiptari’’.
A thua vallë si do kishte vepruar publicisti, analisti dhe shkrimtari i punëve të kota, Kalosh Çeliku i cili frymëzimin e shkrimeve letrare i gjenë në mllefin dhe të keqen e dikujt tjetër.
A mos vallë shpifësi dhe huligani ordiner, Artan Grubi ikjen e tij dhe të shokëve të tij, duke lënë pa fije turpi të vetëm Ziadinin në sallën e pressit, po tenton ta mbuloj me shosh me shpifje të paskrupullt! Pse ky shpifës ordiner bashkë me të tjerët silleshin sikur në Bit Pazar, ai pa fije turpi u zhdukë nga shokët e tij nga ngjarjet e Kalasë së Shkupit. Pa asnjë gërvishtje, ata paraqiten si ‘’shpëtimtarë’’ të rastit, duke mos i ndihmuar as Ziadinit as edhe të tjerëve. Ky tipi atë natë ka harruar të bëjë ‘’selfie’’ me policinë maqedonas dhe huliganët që i kanë ndihmuar të largohet nga aty, ndoshta kjo është dhimbja e tij.
O ju ‘’mjerana’’, a aq shumë e paskët dashur vdekjen tonë. A ma shumë e paskët dashur vdekjen tonë, sesa shpëtimin tonë. A kjo është shqiptaria juaj! A nuk ju dhimbset fare Ziadini – në këtë rast, a hiç nuk e mendoni që së paku të solidarizohemi me Selën, sesa ti ‘’varrosni’’ shqiptarët tjerë! Të na kishin vrarë, a do na kishit thënë: jeni trima dhe hero, apo ligësinë tuaj do e mbulonit duke na thënë: ‘’pak është për këta’’, ashtu edhe si po ja bëni tani: Selës! Kjo mendësi, nënkupton se ju po funksiononi sipas kësaj logjike: ‘’MRTOV sirtar – Dobar SIPTAR’’. Turp të keni!



Loading...
Propellerads

Leave a Reply