Olta Daku, rikthehet si Shirli Valentina

Olta Daku një nga aktoret e sukseshme e viteve të fundit në teatër, rikthehet sërish në skenë, por këtë herë si Shirli Valentina. Daku do të shëndrrohet në personazhin e njohur anglez, një meso grua shtëpiake e cila zbulon veten dhe ato ҫfarë i kishin munguar më shumë, gjatë një vizite për pushime në Greqi.

Vepra e shkruar në vitet 1986 është e mbushur me fraza që kërkojnë rizgjimin e jetës së një gruaje që deri në ato momente I ishte përkushtuar shtëpisë. “Ndërkohë që klitori kishte qenë gjithmonë aty, si kontinenti i Amerikës, vetëm se nuk e kishte zbuluar njeri! Më mirë të isha martuar me Kristofor Kolombin!” është një nga frazat e kësaj pjesë që vetë aktorja e veҫon.

Komedia e njohur e Willy Russell, do të ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës nën regjinë e Driada Dervishit. Vepra është përkthyer nga Artur Lena, kostumet nga Laedia Hajdari, koreograf Elton Cefa, muzika Julian Shyti dhe as/regjisor Besmir Bitraku. “Është një komedi ku në qendër është një grua. Një komedi që ka 30 vjet që është në repertor të teatrit anglez. Në këtë formë që vjen për skenën shqiptare është për herë të parë në Shqipëri”, tregon regjisorja Driada Dervishi.

Për të personazhi i Shirlit rri shumë mirë brënda Oltës. E vënë në shumë skena të botës është edhe fituese e çmimit “Lorenc Oliver” si Komedia më e mirë e vitit 1988. Përmes humorit tregohet një udhëtim i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme.

Shirli Valentina, vjen nga një aktore që mishëron si humorin ashtu dhe ngrohtësinë, si vrullin ashtu dhe kurajon, si sarkazmën e po aq natyrshëm dhe autoironinë. Kjo grua angleze na tregon se nuk është vonë për të ndjekur ëndrrat.

15 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)



Loading...
Propellerads

Leave a Reply