Nju Jork, makina përplas këmbësorët, të paktën 1 i vdekur

Frikë në Nju Jork, ku një automjet ka shtypur disa këmbësorë në një rrugë pedonale në qendër të sheshit “Times Square”.

Bilanci paraprak flet për një të vdekur dhe 20 të plagosur. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për terrorizëm, por për një incident, pasi shoferi ishte nën efektin e drogës.

Në bazë të burimeve të para, rezulton se aksidenti nuk ishte një akt i qëllimshëm bëjnë të ditura mediat amerikane. Drejtuesi i makinës, mësohet se ka humbur kontrollin, pasi dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe lëndë narkotike.

Presidenti Trump është informuar menjëherë për situatën dhe vazhdon të jetë i përditësuar. Kështu raporton përmes Twitter-it zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Shon Spicer.

“Dëgjuam një goditje shumë të fortë, u kthyem dhe pamë disa persona të shtrirë ën tokë dhe njerëz që largoheshin”.

Kështu tregon një dëshmitar për momentet e terrorit kur makina ka përplasur këmbësorët që gjendeshin në pedonalen e “Times Square”.

“Njerëzit vraponin, kishin frikë të gjithë për jetën e tyre, – thotë një tjetër dëshmitar, – pamë tym dhe flakë që dilte nga makina”.

18 maj 2017 (gazeta-Shqip.com)



Loading...
Propellerads

Leave a Reply