Një urë, për t’ua zënë sytë halleve të shumta, gostivarasve!?

Shkruan: Xhevair Miftari

Një urë, për t’ua zënë sytë halleve të shumta, gostivarasve!?
Ura që u përurua dje në Gostivar, po na e shëndroka në qytet evropian, qytetin tonë, sipas rrahagjoksjeve të udhëheqësisë së kësaj komune, brohoritje e njohur kjo tashmë përpara çdo fushate parazgjedhore. Për mangësitë e shumta të mos flasim, ato le t’i vërejnë vetë udhëheqësit e entuziazmuar që nuk i zë gjumi se kushedi çfarë paskan bërë.Sikur të ishte ky halli i vetëm dhe i fundit i gostivarasve, por jo të nderuar, ato kanë halle më jetike se kjo urë. As motoja e përzgjedhur me aq nonsens”unë e dua Gostivarin”, nuk u shpëton nga përgjegësitë e shumta.Nëse ju besoni, të nderuar udhëheqës të komunës së Gostivarit se “çdo gjë që fluturon, hahet” si adoleshentë të mbrapshtë, qytetarët janë me këmbë në tokë. Po ua përkujtojë disa nga premtimet e dhëna, që nuk i realizuat, si përshembull: një qendër për reciklimin e mbeturinave, që e premtuat por nuk e ndërtuat, rregullimin e kaosit ne urbanizëm, jo vetëm që nuk bëtë asgjë, por e bëtë edhe më kaotik atë, që sa për t’ua kujtuar Gostivari sot vëlon nga ndërtimet e egra. Të vazhdojmë me radhë, le të na flasin veprat, jo fjalët. Ndërmarrja “Parkingje dhe gjelbërim” që është vepër e juaj, punëtorët i keni lënë të pa sigurim shëndetësor e pensional. Premtuat që gjoja do krijoni kushte të volitshme për investim si për ata që jetojnë këtu, ashtu edhe për mërgimtarët, por si rrjedhojë e krijimit të “kushteve të volitshme”, me qimdra ndoshta mijëra të rinj po e braktisin këtë qytet. Gjoja do krijonit kushte për investitorë të huaj, por gjë në mejdan nuk doli as prej kësaj përralle. Ku janë uljet e tatimeve komunale, tatimit në pronë, tatimit të shitblerjes, të ujit, po ku janë, a thua ku janë?! Ju i rritët ata në vend që t’i zvogëloni, për shitblerje tatimin e rritët nga 2 në 3 përqind.Ju kujtohet halla në Çegran, në tubimin e fundit që e mbajtët e nuk u nxinte, thatë se do ta ndërtoni një më të madhe. Mirë këtu nuk keni vepruar keq, sepse tashmë ajo jo vetëm që ju nxë por ju tepron bile, për tubimet partiake e kam fjalën, jo për nxënësit. Kështu premtuat edhe në Debresh, Forinë e vende të tjera, por i mori era të gjitha. Rrugët moderne janë vetëm fantazma që ju i shihni në Gostivar. Ku mbeti zhvillimi i turizmit malor i shumëpërfolur, kanalizimet në gjendje të mjerueshme në Debresh, Zdunjë. Kësaj të fundit për të bërë, vetëm sa ia bëtë copë asfaltin për politika ditore e propagandë, e njëjtja gjë ndodh edhe me lagjen Pitarnicë dhe vende të tjera.Ku janë ndërtimet dhe renovimet e shkollave, përveç ca kozmetikave të stilit tuaj në disa shkolla, edhe ato i kanë kryer qytetarët me ndihnën e biznismenëve dhe njerëzve humanë.Këto janë vetëm disa nga premtimet e premtuara dhe të parealizuara.Nëse do e donit Gostivarin, do i kishit zgjedhur këto probleme që jo pak e vështirësojnë jetën e qytetarëve, se për “qytet evropian”, mund të flasim në kohëra të tjera që fatmirësisht janë shumë afër, dhe ju njëherë e mirë do i lironi kolltuqet e buta e plot komoditet. Më vjen keq, dua të them, më vjen shumë mirë që u erdhi FUNDI!



Loading...
Propellerads

Leave a Reply