Nevzat Bejta,vazhdon,të “kruhet” në xhepin e Gostivarasve!

Siç duket,nuk i mjaftoi ajo që u bëri tregtarëve në prag të festës së Bajramit, duke e lejuar një firmë maqedone të bëj likuidim të mallit në Gostivar, vetëm për katër ditë,duke u bërë konkurrencë dyqaneve të përhershme për veshmbathje.
Tani ai vazhdon me avazin e tijë, tanimë kur me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, qyteti fillon të gjallërojë,e me këtë edhe bizneset e qytetit,del në skenë Bejta dhe përsëri pengon tregtarët në punën e tyre.
Bëhet fjalë për bulevarin “Braqa Gjinoski” i cili nga sot e deri më 01.09.2017, pra,pasiqë mërgimtarët të kthehen në vendet ku ata janë me punë të përkohshme, do të ketë regjim të ri të komunikacionit, edhe pse ishte pikërisht ai i cili në këtë bulevar, po edhe në rrugët tjera në qytet, parkimin e bëri me pagesë, kurse tani del dhe ndërron regjimin që vet e solli.Prej sot,në këtë bulevar është vendosur shenja e cila ndalon, parkimin dhe ndalimin e veturave,masë e cila rëndon tejmase punën e dyqaneve të vendosura perreth.
Kjo masë e ndërrmarë, sigurisht që ka irrituar tregtarët rreth e përqark, të cilët punojnë me vite në këtë qytet, dhe nga ky biznes i vogël mbajnë familjet me bukë.Fatkeqësisht, aspak për t’u habitur kur është në pyetje,Nevzat Bejta, i cili e ka dëshmuar tashmë se qytetarëve shqiptarë “u ndihmon” vetëm me fjalë, ndërsa në vepër,vepron krejt ndryshe, si në rastin në fjalë.
Parashtrohet dilema, se për kë dhe kujt i shërben Nevzat Bejta, pasiqë me veprimet që ai bën, sigurisht që,qytetarëve të Gostivarit, JO!
Por, fatmirësisht zgjedhjet lokale janë shumë afër, dhe janë qytetarët,ata, të cilët do t’ia japin dënimin e merituar Bejtës, duke u dhënë fund këtyre veprimeve të mprabshta, që i njëjti bën pa fije ndërgjegjeje./gostivari24



Loading...
Propellerads

Leave a Reply