Nevzat Bejta (e ka zakon) të trilloj dhe të shpif !

Shkruan: Emrli Asani, Anëtar I Kryesisë qendrore Lëvizja BESA

Kryetari I komunës së Gostivarit mund të trilloj dhe të shpif (e ka zakon) mirëpo para të vërtetës dhe faktëve siq thotë populli „edhe mbretërit përkulen“. Pyetja jonë është konkrete dhe e qartë: pse edhe më tej vazhdon të koalicionoj me VMRO-DPMNE në Këshillin Komunal dhe në institucione tjera nën kompetenca të komunës së Gostivarit ndërsa në opinion shtiret se është për koalicion me LSDM.
Ne e kemi të qartë se qeverisja e gjatë dhe përulja që e ka ndaj VMRO-së dhe gjuhës së tyre (maqedonase) ka lënë pasoja të thella në të kuptuarit dhe logjikën e funksionimit tuaj, por ç’farë faji kanë qytetarët e Gostivarit ta durojnë një kryetarë të tillë.
E përsërisim dhe u’a bëjmë me dije se është mirë të ç’bllokoni institucionet e drejtësisë (koalicioni juaj VMRO-BDI në nivel qendrorë dhe lokal) që me vite të tëra nuk i procesojnë procedurat penale të inicuara kundër teje për mallvërzime financiare.
Dëshmoni pafajësinë para institucioneve të drejtesisë (edhe ashtu të kompromituar nga qeverisja juaj VMRO – BDI) dhe pastaj ndoshta do të dilni si i ‚larë“ para qytetarëve të komunës së Gostivarit.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply