Nesimi: “Aleanca me Besë” hyn me përparësi të madhe ndaj BDI-së në raundin e dytë!

Eksperti Robert Nesimi ka bërë një grafikon, i cili tregon raportin e forcave me të cilin futen në raundin e dytë opsioni shqiptar “Aleanca me Besë”, kundrejt BDI-së, që nga shumë analistë vlerësohet si opsion pro maqedonas, shkruan Gazeta Lajm.

Ky grafikon tregon qartë se gjasat e opsionit shqiptar janë dukshëm më të mëdha, në krahasim me atë që quhet opsion pro maqedonas. Grafikoni është bazuar në rezultatet e raundit të parë në komunat me shumicë shqiptare, me përjashtim të Kërçovës, Haraçinës dhe Pllasnicës, ku nuk do të ketë rivotim. Në këto komuna (ku do të ketë rivotim) BDI e mbështetur nga LSDM ka fituar 82 mijë vota, kurse Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, 97 mijë vota.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply