Nesër duhet të paraqiten në gjykatë Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski

Nesër në Gjykatën Penale në Shkup duhet të paraqiten dy krerët e partive më të mëdha në vend. Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev është i akuzuar për marrje ryshfetit, ndërsa kryetari i VMRO-së, Nikolla Gruevski, jep llogari për nxitje të dhunës, në lidhje me incidentin e shkaktuar ndaj ish-kreut të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në vitin 2013.

Së bashku me ish-kryeministrin Gruevski, për këtë incident akuzohen edhe 13 persona tjerë.

Gjykatësja Tatjana Mihajllova disa herë i shtyn seancat gjyqësore për shkak të mungesës së të akuzuarve, ndërsa shtyrje kishte edhe për shkak se lënda dhe të dhënat ishin në Gjykatën e Apelit për dënimet e prokuroreve të PSP-së, Katica Janeva dhe Fatime Fetai. /SHENJA/

The post Nesër duhet të paraqiten në gjykatë Zoran Zaev dhe Nikolla Gruevski appeared first on TV-SHENJA.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply