Ndërroi jetë 19-vjeçari në aksident komunikacioni në magjistralen Radovish-Strumicë

Ka ndërruar jetë 19-vjeçari nga Radovishi i cili këtë mëngjes pësoi në një aksident komunikacioni të ndodhur në rrugën magjistrale Radovish-Strumicë.

Aksidenti ka ndodhur mes veturës ‘Golf’, e drejtuar nga K. R., i lindur në vitin 1998 dhe automjetit transportues ‘Mercedes’, i drejtuar nga Todorçe J., i lindur në vitin 1959.

Në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë vozitësi i veturës ‘Golf’, K. R., përderisa personi tjetër që ndodhej në veturë, Elena G., poashtu e lindur në vitin 1998 ka marrë lëndime trupore, me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish.

The post Ndërroi jetë 19-vjeçari në aksident komunikacioni në magjistralen Radovish-Strumicë appeared first on TV-SHENJA.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply