Mediat greke: Butaris vendin fqinj sërish e quajti “Maqedoni”

Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris gjatë vizitës në Shkup sërish e përdori emrin “Maqedoni”, duke emëruar vendin fqinj, komentojnë sot mediat greke.
Duke folur në gjuhën angleze para gazetarëve Butaris pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, propozoi takimi i ardhshëm i kryeministrave të Greqisë dhe “Maqedonisë” të mbahet në Selanik, theksojnë mediat greke.
Përkujtojnë se Butaris edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar e ka përdorur emrin Maqedoni në një intervistë për një stacion televiziv.
Butaris dje qëndroi në Shkup në suaza të tentimeve për implementim të masave të besimit mes të dy vendeve dhe gjatë kësaj realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Gjorge Ivanov dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Mediat greke sot mes të tjerash informojnë edhe për takimin e ndërmjetësuesit të KB-së në negociatat për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë Methju Nimic, i cili është caktuar për më 11-të dhe 12-të dhjetor në Bruksel.a

The post Mediat greke: Butaris vendin fqinj sërish e quajti “Maqedoni” appeared first on TV-SHENJA.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply