Man Utd dhe Bayern Munich nisen në Itali për përforcimin e ri (FOTO)

Manchester United dhe Bayern Munich janë në garë për transferimin e mesfushorit të Lazios, Sergej Milinkovic Savic.

Mediat italiane raportojnë se përfaqësues të dy prej klubeve të mëdha nga Liga e Kampionëve janë nisur për në Itali për t’i zhvilluar kontaktet e para për blerjen e futbollistit serb, pas përfundimit të këtij sezoni.

Savic ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022, përcjell “lajmi.net”.

Mateja Kezman është menaxher i tij dhe ai tashmë ka marrë thirrjet e para nga klubet e mëdha në lidhje me transferimin e klientit të tij në vitin 2018. /Lajmi.net/




Loading...
Propellerads

Leave a Reply