LSDM: Todorov ka sjellë udhëzim për gripin të cilin as vet nuk e ka respektuar

Dalin lëshime të reja të qeverisë në largim rreth çështjes së gripit, në kushte kur Maqedonia është njëri prej shteteve me numër më të madh të të sëmurëve nga gripi në Evropë, thonë nga partia LSDM.

“Nikolla Todorov personalisht nuk e ka lexuar udhëzimin për grip të cilin vet e ka nënshkruar, më 27 shkurt të vitit 2015. Në të vet Todorovi rekomandon sipas mundësive vaksina “FALAS” për grip për grupe të ndryshme të qytetarëve, shëndeti i të cilëve mund të jetë nën rrezik! Por, në vend të kësaj, ishin të siguruar mijëra vaksina më pak nga numri I nevojshëm, ndërsa ato që veç më ishin siguruar ishin me pagesë dyfish nga çmimi i blerjes”- thonë në reagimin nga LSDM.

Todorov në udhëzim e ka përshkruar shembullin e Finlandës ku vaksina falas kanë pranuar personat të cilët mund të kenë probleme serioze me shëndetin si pasojë e gripit, siç janë gratë shtatzëna, të gjithë personat mbi moshën 65 vjeçare, të gjithë fëmijët e moshës prej 6-35 muaj dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Nga LSDM-ja shtojnë se vaksinat me çmim blerës prej 171 denarëve, qytetarët i kanë paguar 400 denarë. Qe donë të thotë se janë përfituar rreth 90.000 euro mbi kurrizin e qytetarëve të rrezikuar nga gripi, transmeton Makfaks.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply