Lëvizja BESA takime me strukturat në Gostivar, Kumanovë dhe Zhelinë (FOTO)

Lëvizja BESA ka filluar takime të gjithëanshme me të gjitha strukturat e saj, për të bashkëbiseduar për nga afër me BESAtarët dhe shqiptarët për hallet dhe problemet e tyre, situatën aktuale politike, dhe çështje që i tangojnë banorët në përgjithësi.
Sonte deputetët e Lëvizjes BESA, dhe anëtarët e kryesisë qendrore kanë realizuar takime në Kumanovë, Gostivar, dhe Zhelinë.
Në zyrat e Lëvizjes BESA në Gostivar, ishte kryetari Bilall Kasami, së bashku me deputetin Fadil Zendeli dhe antarët e kryesisë qëndrore, Ermira Asani – Salija dhe Emrli Asani, ku zhvilluan takim informativ me strukturën e Komunës së Gostivarit.
“Deputeti i zonës 2 nga rradhët e Lëvizsjes BESA, Afrim Gashi shfrytëzoi rastin që të takohet me strukturat e Kumanovës dhe shfrytëzoi rastin që të sqarohet për gjendja aktuale”, – thuhet në njoftimin e BESA – Lagja e Trimave.
Ndërkohë, nga BESA Zhelinë kanë thënë: “Sonte patëm rastin dhe kënaqësinë që me prezencën e tij na nderoi deputeti dhe Nënkryetari i Lëvizjes BESA nga Shkupi, Dr.Zeqirija Ibrahimi.

Takimi i sontshëm ishte takim informativ, ku strukturat e Lëvizjes BESA në komunën e Zhelinës u njoftuan me situatën aktuale politike në Maqedoni dhe për sfidat eventuale të mëtutjeshme!

Të pranishmit patën rastin që drejtëpërdrejtë t’i parashtrojnë pyetje deputetit dhe folësve të tjerë, në lidhje me krizën politike në Maqedoni.

Në këtë takim përveç deputetit fjalë rasti patën edhe anëtari i kryesisë Qendrore z.Adnan Azizi dhe pedagogu nga Zhelina z.Zeqir Memeti.

Prezent në këtë takim ishte edhe Kryetari i Këshillit komunal i Lëvizjes BESA në Zhelinë z.Blerim Sejdiu dhe ish kandidati për deputet z.Liridon Useini”.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply