LËVIZJA BESA: NJË PUSHTET QË TË LË PA UJË, SË PAKU DUHET TA LËSH PA VOTË

Meqë për shqiptarët e Maqedonisë është bërë luks të flitet për festivalet kombëtare, për garat sportive ose për aktivitetet kulturore, ne sot jemi këtu që me keqardhje të konstatojmë, ashtu siç shkruante Fan Noli dikur, se shqiptarët janë “pranë ujit, të palarë. Ndonëse Zoti ka falur ujë me bollëk gjithandej pranë nesh, vendbanimet shqiptare edhe sot – në vitin 2016 – vazhdojnë ta vuajnë mungesën e ujit ose të kenë ujë që nuk mund ta pine, kanë thënë nga Lëvizja BESA.

Lëvizja BESA ka bërë një hulumtim të vogël në këtë temë dhe konstatimi I tyre  është ky:

Vendbanimet shqiptare që kanë mungesë të ujësjellësit:

Fshatrat Dllapkidoll i Epërm dhe f. Drogomisht i Madh në Komunën e Kërçovës

Fshati Llopat në Kumanovë

Fshati Luboten në Komunën e Butelit – Shkup

Fshati Nigishtan në Gjorçe Petrov – Shkup

Vendbanimet shqiptare që kanë mungesë të vazhdueshme të ujit:

Lagjja e Vizbegut dhe disa rrugë të rrethit të Shutkës në Komunën e Shuto Orizarës dhe Butelit në Shkup

Fshatrat Tuhin, Sërbicë, Haranjell dhe Zhubrinë në Komunën e Kërçovës

Fshatrat Dobroshtë, Tearcë, Sllatinë, Përshevcë dhe Glogjë të Komunës së Tearcës – Tetovë

Fshatrat Kamjan, Pirok, Pallçisht, Siniçan, Kallnik, Rakovec të Bogovinës – Tetovë

Fshatrat Bukoviq, Llaskarcë, Radushë, Kondovë dhe Arnaqi e Poshtme të Sarajit – Shkup

Fshatrat Jabollcë, Çiflig dhe Svetapetkë të Komunës së Sopishtës – Shkup

Fshatrat Zhitoshë, Debresh dhe Llazhan të Komunës së Dollnenit

Komuna e Dibrës

Fshatrat Presille, Nerovë, Alldançe të Komunës së Krushevës

Fshatrat Tatesh i Epërm, Tatesh i Poshtëm, Livadhi dhe Novosellë të Strugës

Fshati Batincë i Komunës së Studeniçanit

Fshatrat Çajlë, Forinë dhe Çegran të Gostivarit

Qyteti i Tetovës

Fshatrat përreth Tetovës

III. Vendbanimet shqiptare që kanë probleme me cilësinë e ujit të pijshëm:

Nga fshati Llojan deri në fshati Nikushtak të Komunës së Likovës

Gati të gjitha vendbanimet e Komunës së Zhelinës

Fshati Nerasht – Komuna e Tearcës

Komuna e Vrapçishtit

Fshatrat Cernilishtë dhe Desovë të Komunës së Dollnenit

Fshati Rramanli – Kumanovë

Komuna e Haraçinës

Përveç kësaj, problem më vete është infrastruktura e vjetruar, në të cilën nuk është bërë asnjë investim që nga koha e ish Jugosllavisë, siç janë vendbanimet e Çairit, të Studeniçanit e shumë të tjera.

Ky është “suksesi” i këtij pushteti, kjo është gjendja në të cilën i ka lënë vendbanimet shqiptare ky pushtet. Në vend që të flasim për produksione filmi e për festival të poezisë, ky pushtet na bëri që ne ende të flasim për ujin dhe të mburremi nëse diku kemi mundësi të pimë ujë – asgjë më shumë se kaq.

Krejt kjo ka ndodhur dhe ndodhë në kohën kur partitë në pushtet, pra çifti VMRO-BDI, për më pak se dhjetë vite kanë shpenzuar gati 1 miliard euro para të qytetarëve për të bërë përmendore të carëve serbë, të pallateve e kafshëve në projektin “Shkupin 2014”.

Të gjendur në këtë situatë, Lëvizja BESA e gjykon si armiqësor këtë pushtet ndaj qytetarëve të tij dhe i fton qytetarët që ta dënojnë atë në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Një pushtet që të lë pa ujë, së paku duhet ta lësh pa votë.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply