Kim fiton dy milionë paund nga fotot e vajzës

3

Kim Kardashian është një person që tregohet shumë e kujdesshme me marrëveshjet e biznesit. Së fundmi, ajo ka në dorë një marrëveshje shumë të rëndësishme dhe që do t’i sjellë një shumë të majme të ardhurash. Kjo lidhet me faktin se cilës media do t’i shesë fotot e para të vajzës së saj të sapolindur.

Mediat amerikane shkruajnë se Kimi është në bisedime e sipër për t’ia shitur këto foto me një vlerë shumë të lartë monetare një kompanie mediatike shumë të fuqishme.

Sipas “TMZ”-së, një revistë tashmë i ka ofruar nënës së re dy milionë dollarë. Mirëpo këto marrëveshje për të shitur fotot e vajzës North duket se është duke i prishur Kanye, i cili nuk do që të “shesë” vajzën e tij.

“Kanye nuk dëshiron të përfitojë në këtë mënyrë dhe sigurisht kur është fjala për “të shitur” vajzën e tij”, – ka thënë një burim.


TAG

Loading...
Propellerads

Leave a Reply