Ja si u dukën të famshmit në tapetin e kuq të “American Music Awards”

Selena Gomez u shfaq krejt ndryshe si bjonde dhe u bashkua me Demi Lovaton dhe Heidi Klumin në “American Music Awards”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Yjet e industrisë së muzikës u bashkuan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në  Teatrin Microsoft në Los Angeles.

Pop ylli 25-vjeç, Selena Gomez u kthye në qilim të kuq në një veshje të ngushtë prej lëkure, por flokët e saj tërhoqën vëmendjen më të madhe.

Demi Lovato u paraqit gjithashtu mahnitëse në një fustan të zi, ndërsa përveç saj shkëlqyen edhe Heidi Klum dhe Ashlee Simpson.

Më poshtë mund të shihni se si janë dukur mbrëmë disa prej emrave më të njohur. /Lajmi.net/

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply