Ironizon Pozhari: PDK – ja humbi vota, por ajo fitoi Arbana Xharren

“E vërtetë se PDK – ja në këto zgjedhje humbi shumë votues, por ajo e fitoi Arbana Xharren! Ndonëse e gjora u vonua dhe nuk do të mund të bëhet ambasadore si pararendësja e saj, Alma Lama”, kështu ka shkruar opinionisti Xhevdet Pozhari pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përndryshe, Pozhari ka shkruar se pas rezultateve të fundit, e vetmja zgjidhje e mundshme politike është nëse Albin Kurti do të ishte kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

“pa votat e diaspores, me 97% te votave te numeruara, kjo do te jete fuqia politike e subjekteve ne uleset e parlamentit: PAN 39/40 deputete, VV 31/32 deputete, LDK 29 deputete. Nese AAK ka marr 5 deputete, e NISMA 2, atehere me gjase te madhe kemi barazim te numrit te deputeteve midis PDK – se dhe VV – se. As votat e Listes Srpska se bashku me uleset e rezervuara per deputetet minoritar nuk do ta mundesojne numrin e duhur per formimin e Qeverise. E vetmja zgjidhje e mundshme, Albin Kurti kryeminister”, ka shkruar Pozhari, i cili në një prej shkrimeve të tij kishte paralajmëruar edhe mundësinë e një cikli të ri zgjedhor.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply