Incident me armë në Tetovë, njoftohet për të plagosur

Pak para mesnate në rrugën më të frekuentuar gjatë sezonit të verës në Tetovë “Dershvish Cara”, ku ndodhen edhe numri më i madh i lokaleve që frekuentohen nga të rinjtë, në njërin nga lokalet ka ndodhur një incident ku janë përdorur edhe armë. Sipas dëshmitarëve okularë gjithçka ka filluar me një zënkë verbale mes dy grupeve të të rinjve, që shumë shpejt ka kaluar në përleshje fizike dhe ka përfunduar me të shtëna armësh, njofton SHENJA.

Në spitalin e Tetovës njoftohet se janë dërguar disa të rinj dhe flitet edhe për të plagosur, por këto informata ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Të dhënat e para zyrtare priten nga SPB-Tetovë dhe Klinika e Tetovës. /SHENJA/



Loading...
Propellerads

Leave a Reply