Hoxha bën marrëveshje me Ali Ahmetin, për të cilin thoshte se e meriton plumbin. Ja video, shikojeni!

Pas ardhjes në Shkup, komandant Hoxha për Lajmpress ka deklaruar se me Qeverinë e re ka një Marrëveshje politike. Ai ka kritikuar Qeverinë e kaluar duke e quajtur kriminele, megjithatë si duket ka harruar se pjesë e Qeverisë së kaluar dhe Qeverisë së tashme është edhe BDI. Me një fjalë mund të thuhet se Hoxha ka arritur marrëveshje me BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmetin për të cilin kohë më parë thoshte se “edhe po të vritej ai, nuk do t’i dhimbsej. Në një intervistë për KTV-në e Kosovës, Hoxha kishte deklaruar se Ahmeti e meriton plumbin dhe se Ahmeti nuk ka luftuar kurrë në Maqedoni dhe se në kohën e luftës ishte në Kosovë. “Ali Ahmeti e ka merituar më shumë se njëherë plumbin. Pa dyshim. Prej shumë tradhtive deri tani. U desh një luftë mes maqedonasve për të dalë tradhtitë e Ali Ahmetit. Në “bombat” e Zaevit e shohim se a janë vjedh votat në zgjedhje. Të gjithë shqiptarët do të gëzoheshin që Ali Ahmeti do të vdiste. Ai ka qenë një person që ka qendruar në Kosovë. I kemi dhënë të drejtën për të udhëhequr luftë. Ai nuk ka luftuar në Maqedoni, ka qenë në Kosovë, në Prizren. Nuk di të gjuajë me armë”, kishte deklaruar Shaqiri për KTV-në.

 



Loading...
Propellerads

Leave a Reply