Gjest i jashtëzakonshëm nga tifozët e Feyenoordit

Në minutën e 12-të të ndeshjes, mbështetësit e “bardhekuqve” ndricuan për 1 minutë të gjithë së bashku impiantin e Roterdamit në kujtim të djalit të portierit të tyre, Brad Jones.

35-vjecari australian, 6 vjet më parë, më 18 nëntor 2011, humbi djalin e tij Luka, që u nda nga jeta në moshën 6-vjecare, si pasojë e diagonistikimit me leucemi.

Pas asaj ngjarjeje tragjike për familjen Jones, tifozët e Feyenoordit iu gjendën sërish pranë portierit, duke shprehur mbështetjen për futbollistin e tyre dhe duke treguar dhe një herë se në të mirë e në të keq, në gëzime dhe hidhërime, tifozëtdhe klubi janë gjithmonë një familje e madhe.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply