Gianni Morandi, 40 albume dhe shumë miq

Kantautori italian: Shoh Jagger dhe McCartney, më të vjetër dhe vazhdoj përpara

‘Djali i përjetshëm’ publikon ‘D’amore d’autore’, albumin e 40-të, tetë këngë dedikuar ndjenjave dhe të shkruara nga Elisa, Ermal Meta, Thomas Paradiso dhe nga të mëdhenjtë Fossati dhe Ligabue: “Jam përqendruar edhe tek të rinjtë, sepse më pëlqen shumë bota e tyre”.

Gianni Morandi përmend pa dijeninë e tij Dante Aligherin e Komedisë Hyjnore (“dashuria që lëviz diellin dhe yjet”) kur e pyesin çfarë ka kuptuar rreth dashurisë: “Ajo është motori i gjithçkaje, të motivon, nëse nuk e ke, ndihesh keq, je 20 vjeç dhe ndihesh sikur je 70”.

Pyetja nuk është rastësore, sepse së pari dashuria është tema e më shumë se 600 këngëve në repertorin e tij, dhe së dyti është gjithashtu tema e albumit të ri “D’amore d’autore”. Tetë këngë dedikuar ndjenjës së ndjenjave dhe shkruar posaçërisht për të, me porosi, nga emra të mëdhenj si Elisa ((la canzone più bella e più ‘morandiana’ è sua, Se ti sembra poco), Ivano Fossati, Ligabue (i cili ka shkruar këngën e parë ‘Dobbiamo fare luce’) dhe të rinj si Ermal Meta, Levante, Tom Paradiso, Paolo Simoni. ‘Piu Onda su onda’ e Paolo Conte në duet me Fiorella Mannoia. Në një intervistë ai jep detaje rreth albumit dhe muzikës në përgjithësi. Morandi, ky është albumi juaj i 40- të. Shifër e rrumbullakët.

“Dhe më godet sepse doli menjëherë pas vdekjes së Luis Bacalov, të cilin e çmoja shumë: ai ishte ndër të parët me të cilin punova dhe për mua ka shkruar këngë themelore si: Se non avessi più te, La fisarmonica dhe sidomos Fatti mandare dalla mamma a prendere il latte, me të cilën jam dhe do të jem gjithmonë i identifikuar pavarësisht nga gjithçka që kam bërë pas. Ishte me të vërtetë e mrekullueshme”. Sa i përket albumit të ri, pse pikërisht pas katër vitesh nga albumi ‘Bisogna vivere’? “Për shkak se më ofruan një turne, që do të fillojë më 24 shkurt nga Rimini dhe do të zgjasë deri më 28 mars. Dhe kishin nevojë për këngë të reja, jo vetëm ato të repertorit. Sa kanë ndryshuar kohët, eh? Dikur bëheshin turnetë për të promovuar albumet, tani është pikërisht e kundërta. Tani albumet nuk shiten më. Mendoj që Sony me mua do të bëjë para vetëm kur të vdes.” Si i keni zgjedhur autorët?

“Gjithçka filloi nga Ligabue: i kërkova një këngë dhe ai më dha këtë, që më së miri përfaqëson dëshirën time për risi dhe energji. Ai më ka motivuar për të kërkuar autorët e tjerë, të cilët i kam gjetur shumë thjesht. Jam përqendruar edhe tek të rinjtë pasi më pëlqen bota e tyre dhe jam gjithmonë i vëmendshëm për realitetet e reja. Dhe ky është një moment shumë i frytshëm, për të cituar emra që nuk janë në album dhe mund të them: Le Luci della Centrale Elettrica apo Coez. Ishte një periudhë kreative ajo e viteve shtatëdhjetë, por me dallimin se të rinjtë e sotëm këndojnë më mirë se atëherë, ishin më të përqendruar më shumë tek teksti dhe më pak tek cilësitë vokale.” Çfarë ju ka befasuar?

“Shumë kanë shkruar posaçërisht për mua, madje edhe i kanë modeluar për mua. Përmendet shpesh fjala ‘vrapoj’ sepse të gjithë e dinë pasionin tim për maratonat. Dhe meqë ra fjala, vitin tjetër do të kthehem në New York pas 20 vitesh. Por këtë herë nuk do të shqetësohem për kohën që do kaloj në garë, sepse përderisa shkon mirë, ska rëndësi mosha.” Dhe meqë ra fjala, më falni për pyetjen, por edhe sa kohë do vazhdoni të ecni përpara? Mbani në shpatulla 50 vjet karrierë, pothuajse një baba i atdheut. “Ma thonë shumë, por unë nuk ndjehem i tillë.

Por mua më kanë vënë edhe emra të përgjithësuar si ‘djali i përjetshëm’, ‘fytyra e pastër’. Por le të themi që këto mbeten brenda meje dhe unë mbetem një njeri normal. Dhe përsa i përket moshës, sigurisht që e mendoj. Por kur shoh Mick Jagger dhe Paul McCartney të cilët janë më të vjetër se qenuri patetik. Kush? “Si të thuash rindërtimi ka tre faza. Në fazën e parë je i gëzuar, por të tjerët nuk e vënë re atë. Në të dytën e kupton veten si ti ashtu edhe të tjerët. Në të tretin e vënë re vetëm të tjerët. Dua të ndalem para se të shkoj te faza e tretë.” Vitin e kaluar ke bërë një turne triumfal me Claudio Baglioni. A keni ndonjë këshillë për Sanremon? “Unë do të thoja se nuk ka nevojë, është një festival që kujdeset për të gjitha detajet dhe e vë muzikën mbi gjithçka.

Besoj që festivali nuk parashikon eleminimet. Nuk më pëlqen ideja e eleminimit të një artisti. Kjo është arsyeja pse kam refuzuar shumë propozime për të qenë në juri nëpër talent show, sepse t’i them jo një të riu, më shqetëson. Gjithsesi, nëse Claudio më thërret mua si mysafir ose shpik diçka argëtuese në festival, do të shkoj. Por deri tani nuk e ka bërë “. Ju jeni fokusuar edhe tek suksesi i miniserialit Isola di Pietro në Mediaset. A parashikon një bis? “Janë duke u shkruar episodet e reja, dhe pastaj do të shohim. Do të varet edhe nga turi, që për momentin është mendimi i vetëm.” Është e pamundur të mos e mbyllim me futbollin, duke qenë se është pasioni juaj “Çfarë dhimbjeje, kam qarë në fundin e ndeshjes me Italinë. Do të bëhet një festë dhe ne nuk do të jemi pjesë e saj.” Duhet të japë Tavecchio dorëheqjen? “Nuk e di. Di vetëm që nuk do t’i zë vendin”.

19 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)



Loading...
Propellerads

Leave a Reply