Frika e PSP-së për ndikimin ndaj dëshmitarëve

Frika e Prokurorisë Speciale, se të pandehurit mund të ndikojnë tek dëshmitarët e tyre është e justifikuar, thotë avokati Zvonko Davidoviq. Specialja në seancën publike në Gjykatën e Apelit pak ditë më parë njoftoi se ish-zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ka kontaktuar në telefon me dëshmitarin e Speciales, pas çdo paraqitje të tij në prokurori. Për Davidoviqin, ky është tregues i mjaftueshëm se dëshmia e parë e dëshmitarëve të Katica Janevës, lehtë mund të ndryshojë në sallën gjyqësore, nën ndikimin e fuqishëm të të pandehurve.

 Prokuroria në momentin kur do ta merr akuzën dhe kur të vijë te gjykatësi, gjykatësi merr akuzat dhe listën e dëshmive. Deklaratat e dëshmitarëve të dëgjuara në hetim, gjykatësi nuk i ka. Për herë të parë ai do ti dëgjojë deklaratat e tyre gjatë seancës kryesore, në sallën e gjyqit. Pra, manipulimi dhe ndikimi ndaj këtyre deklaratave është mjaft i mundshëm dhe gjykatësi do ta dëgjojë deklarimin për herë të parë në sallën e gjyqit dhe mbi atë do ta bazojë vendimin e tij- tha avokati Zvonko Davidoviq.

Para Gjykatës së Apelit sot përsëri konferencë për shtyp kishte VMRO-DPMNE-ja opozitare. Nëpërmjet një sërë deklaratash kërkojnë që Apeli të mos dorëzohet para presionit, ndërsa në konfiskimin e pasaportave të funksionarëve të partisë dhe kërkesat e Speciales-për tu shqiptuar paraburgim, shohin strategji kundër tyre në prag të zgjedhjeve lokale.

 Kërkesat për masat e kujdesit dhe sigurimin e pranisë nga Specialja në lidhje me udhëheqësit e VMRO-DPMNE-së, janë pa asnjë bazë ligjore, krejtësisht të pa-argumentuara dhe plotësisht të motivuara politikisht. Ata synojnë krijimin e materialit për mediat e LSD-së, të cilat duhet ta paraqesin VMRO-DPMNE-në në një dritë negative në mesin e qytetarëve para zgjedhjeve të ardhshme lokale- tha Orce Georgievski, VMRO-DPMNE.

Gjykata e Apelit një ditë më parë ka konfirmuar se për disa ankesa të Speciales dhe të të pandehurve kanë marrë vendim, të cilin do ta dërgojnë në Gjykatën Penale. Nuk thonë çfarë janë vendimet, dhe nëse dikush nga të akuzuarit në vend që të ketë pasaportë të konfiskuar, të përfundojë në burgun e Shutkës. Më herët Gjykata Shkupi 1, i refuzoi masat e paraburgimit për kryesinë e VMRO-DPMNE-së dhe liderin e partisë Nikolla Gruevski, si dhe ua konfiskoi pasaportat e Maqedonisë dhe ato diplomatike.

Bojan Stojanovski



Loading...
Propellerads

Leave a Reply