(FOTO) NEYMAR RINOVON ME BARCELONËN, SHUMA MARRAMENDËSE

Neymar ka nënshkruar rinovimin e kontratës, që e do ta lidh atë me Camp Noun deri më 30 qershor 2021.

Nëse një klub bind ish-sulmuesin e Santosit të largohet nga Barcelona, duhet të paguajë plot 200 milionë euro për prishjen e kontratës, teksa klauzola rritet në 222 milionë euro qershorin e ardhshëm dhe një vit më pas në 250 milionë euro.

Lojtari brazilian, emri i të cilit është përmendur lodhshëm për një kalim te PSG-ja, me këtë firmë dha një sinjal të qartë se shtëpia e tij është Barcelona.

“Jam me të vërtet i lumtur që rinovova. Këtu ndihem si në shtëpi”, tha Neymar për “Barca TV”, ka thënë Neymar pas rinovimit.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply