Editorial: Shqiptarët e Votuan LSDM-në nga Mllefi i BDI-së, Por ku shkoi Vota e LSDM-së !

EDITORIAL – RRUGA DREJT

Votuesit Shqiptarë bënë diferencën në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, dhe e rrëzuan diktatorin e ”vogël” të quajtur Nikolla Gruevski, por ata disi të revoltuar tashmë e kuptuan dinakerinë e Zoran Zaev, ku ki i fundit ka bërë koalicion me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët.

Një votues i zakonshëm e kuptoi tashmë se Vota e Shqiptarëve rrethuar LSDM-së shkoi prape tek BDI-ja, dhe se të njëjtet do të udhëheqin shtetin, ku një pjesë e Ministrave të BDI-së ”zërat” thonë se janë krahu i VMRO-së.

Zoran Zaev disi i shfrytëzoi emocionet e votuesve shqiptarë kur po fliste se cdo Politikan që ka keqperdorur punën zyrtare, do te ndeshkohet pa mare parasysh nga cila Parti Politike, ndër tjerash nën hetimin e Prokurorisë Speciale Publike ishte Bujar Osmani tashmë zv.Kryeministër për Integrime, Sadulla Duraku Ministër i Ekologjisë dhe disa funksionarë të lartë të BDI-së, por Zoran Zaev hesht.

Taktikisht Zoran Zaev lëshoi mesazhin tek pala Maqedonase se LSDM do të vazhdoi të bashkëpunoi me persona, që për palën Shqiptare janë të dëmshëm ndërsa për Maqedonasit të jenë ”idiot të dobishem”.

BDI-ja së fundmi hoqi dorë edhe nga e ashtuquajtura Platforma Shqiptare dhe ka kërkuar vetëm ministritë të cilët i kishte të ndara edhe në kohën kur bashkëqeveriste me Nikolla Gruevskin dhe Zoran Zaev me kenaqësi pranoi kërkesën e Ali Ahmetit.

Fatin e njëjtë të Nikolla Gruevskit do ta ketë edhe Zoran Zaev pasi që nëncmoi një shumicë të konsiderueshe votuesish shqiptarë.



Loading...
Propellerads

Leave a Reply